Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ÇUDIRA SHQIPTAR/ “Më larguan nga Vllaznia dhe më dërguan në fshat, lashë gruan vetëm me dy fëmijët”, HABIT ish-trajneri i Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
ÇUDIRA SHQIPTAR/ “Më larguan nga Vllaznia dhe më
Fanela e Shqipërisë në vitin 1997-të, ndërsa trajner ishte Astrit Hafizi

Ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi, në një intervistë për gazetarin sportiv Dëfrim Methasani, ka treguar prapaskenën e vitit 1987, periudhë kur e larguan nga drejtimi i Vllaznisë. Hafizi rrëfen vështirësit që e kanë pasuar, jo për faji të tijë, por të dy lojtarëve që u arratisën nga klubi shkodran:   

“E kujtojë atë çast, sepse janë disa momente të cilat nuk kam se si t’i harrojë. Sapo isha martuar, isha bërë me dy fëmijë. Duke lënë gruan vetëm me dy fëmijët. Shkoja në fshatra të largëta, duke ikur të hënën dhe vija të shtunën.

Për atë dënim që u arratisën 2 lojtarë në vitin ’87. Po ashtu, ishte në atë orientimet apo direktivat që jepnin shteti asakohe. Ata shpreheshin:

‘Kush është drejtues, duhet të largohet edhe ai’. S’e mora vesh as unë pse! Mirë që më hoqën nga trajneri, por pse më dërguan në fshat, këtë nuk e kuptova?!

Nga trajner, mund të shkoja edhe mësues, siç mund të ndodhet normalisht, sepse për atë kisha mbaruar shkollën, pavarësisht se kisha edhe atë të trajnerit. Ishe periudha më e vështirë. Për 6-7 muaj sa ndejta atje, nuk ishte e lehtë”.   

ÇUDIRA SHQIPTAR/ “Më larguan nga Vllaznia dhe më
Astrit Hafizi

 

Poll

Lexo gjithashtu