Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Sinan Idrizi me dorë të hekurt, përjashton nga skuadra Lorenc Trashin: Dyshohet se shiti ndeshjen me Bylisin

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Sinan Idrizi me dorë të hekurt, përjashton nga skuadra
Foto ilustruese: Lorenc Trashi

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi nuk e ka falur humbjen përballë Bylisit me shifrat 2-1, disfatë që erdhi në minutën e 97-të. Në atë minutë, ballshiotët shënuan falë një penalltie të shkaktuar nga kapiteni i vlonjatëve, Lorenc Trashi.

Është pikërisht ky i fundit që duket se e ka pësuar rëndë. Sipas televizionit lokal “6+1 Vlora”, Sinan Idrizi e ka përjashtuar Trashin nga ekipi, me dyshimet për një trukim ndeshjeje, duke e parë shkaktimin e penalltisë në “frymën e fundit” si të qëllimshëm.

Sipas të njëjti burim, ky vendim i kreut të klubit vlonjat, ka ardhur pas protestës së tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”. Në vazhdim pritet një reagim zyrtar nga klubi i Flamurtarit.

E BUJSHME/ Sinan Idrizi me dorë të hekurt, përjashton nga skuadra
Postimi në "Facebook" i televizionit lokal "6+1 Vlora TV"

 

Poll

Lexo gjithashtu