Milan ka fituar në shtëpi përballë Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me shifrat 3-2.
Për kuqezinjtë, shënuan Pavlovic, Rabiot dhe Fofana. Në krahun tjetër, dy golat e shënuar nga Torino me anë të Simeone dhe Vlasic, nuk mjaftuan për të marrë pikë në këtë ndeshje.
Kështu, “Djalli” rikthehet në vendin e dytë, në kuotën e 63 pikëve, 5 më pak se Interi kryesues, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër me 33 pikë, Torino mban vendin e 14-t.
GOLAT:
Goli i Pavlovic (Milan 1-0 Torino)
Goli i Simeone (Milan 1-1 Torino)
Goli i Rabiot (Milan 2-1 Torino)
Goli i Fofana (Milan 3-1 Torino)
Goli i Vlasic (Milan 3-2 Torino)
