FSHF
Nga vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës është mësuar se një klub është përjashtuar nga gara. Saktësisht bëhet fjalë për KF Klosin. Këto të fundit nuk janë paraqitur për të disatën herë në ndeshje dhe e fundit ishte ndaj Vllaznisë B.
Për ëktë arsye kanë humbur 3-0 në tavolinë dhe jo vetëm kaq. FSHF ka marrë vendimin ta përjashtojë nga gara këtë skuadër, ku siç dihet militon në Kategorinë e Tretë.
Gjithashtu sezonin e ri do ta nisë nga një kategori më poshtë dhe me -6 pikë. Kjo do të thotë se nga sezoni i ri në kampionatin që do të marrë pjesë do i zbriten 6 pikë.
Poll
