Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF Sunday League/ Gola, spektakël dhe “drithërima”! Përcaktohen finalistët

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League/ Gola, spektakël dhe “drithërima”!
FSHF Sunday League

Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës Oktapus në FSHF Sunday League, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat finaliste të këtij kompeticioni.

Në gjysmëfinalen e parë, Friends Team siguroi kualifikimin për në finale pas një fitoreje 3-1 ndaj Coca Cola Tepelena, në një ndeshje ku arriti të menaxhojë mirë lojën dhe të shfrytëzojë momentet vendimtare për të vulosur kualifikimin.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër ishte shumë më e ekuilibruar. Legjendat TT dhe Albamer barazuan 1-1 në kohën e rregullt, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga goditjet e penalltive. Nga pika e bardhë u tregua më e saktë skuadra e Legjendat TT, që triumfoi 4-2 dhe siguroi biletën për në finale.

Pas këtyre rezultateve, është përcaktuar edhe finalja e Kupës Oktapus në FSHF Sunday League, ku do të përballen: Friends Team – Legjendat TT.

Finalja pritet të jetë një përballje interesante mes dy skuadrave që kanë treguar paraqitje të mira gjatë këtij kompeticioni dhe që tashmë do të synojnë të mbyllin sezonin me fitimin e trofeut të Kupës Oktapus.

FSHF Sunday League/ Gola, spektakël dhe “drithërima”!
Kupa Oktapus

 

Poll

Lexo gjithashtu