Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Ernest Muçi do të ishte vetëm lojtar stoli tek ne”, gazetari polak “tërbon” shqiptarët: Ai ka problem me qëndrueshmërinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ernest Muçi do të ishte vetëm lojtar stoli tek
Ernest Muçi dhe Robert Lewandowski

Gazetari sportiv në Poloni i “Weszlo” Wojitek Piela, ka folur në një lidhje live në emisionin “Koha Shtesë +3”, përsa i takon ndeshje Poloni – Shqipëri, e planifikuar në datën 26 mars, “Play-Off” i Kupës së Botës.

Gazetari polak është treguar i “pamëshirshëm” me kualitetet e lojtarëve tanë, madje duke përfshirë edhe Ernest Muçin:

“Ylli më i madh te Kombëtarja e Shqipërisë, ndoshta nuk ka vend as në stolin e Polonisë. Ernest Muçi? Talenti i Ernest Muçit e bën të mirë në aftësitë dribluese.

Ai është lloji i lojtarit që kur ka topin, mund të bëjë diçka magjike në fushë. Sigurisht, problemi i tij është qëndrueshmëria.

Por mendoj se nëse do arrinte këtë, mund të luante për klube më të maëdha se Besiktas apo Trabzonspor. Nëse Muçi do të ishte polak, do të grumbullohej, vetëm nëse do na dëmtohej ndonjë lojtar”.

Poll

Lexo gjithashtu