Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

I vetmi që përfaqëson Superioren në Kombëtare, FSHF prezanton "prurjen" e re para tifozëve kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
I vetmi që përfaqëson Superioren në Kombëtare, FSHF
Pano Qirko

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushën e lojës për dy ndeshjet miqësore përballë Izraelit dhe Luksemburgut. Sfidën e parë kuqezinjtë do ta zhvillojnë të mërkurën dhe të radhës tre ditë më vonë, në orën 20:00.

Në këto dy përballje, pjesë e listës së shpallur nga trajneri Rolando Maran është dhe portieri i Partizanit, Pano Qirko, i cili mori dhe ftesën e parë për të qenë pjesë e skuadrës kombëtare.

Për t'i bërë një prezantim siç i ka hije 26-vjeçarit, është kujdesur vetë FSHF-ja që ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet Qirko me fanellën e re të portierëve për kualifikueset e ardhshme, teksa shkruan: "Mirë se erdhe Pano Qirko."

Poll

Lexo gjithashtu