Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Dy risi dhe RIKTHIME në Kombëtaren shqiptare, MUNGON Ernest Muçi! Trajneri Rolando Maran merr edhe portierin e Superiores (LISTA E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Dy risi dhe RIKTHIME në Kombëtaren shqiptare, MUNGON Ernest
Foto e gjeneruar me AI / Trajneri Rolando Maran

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran ka vendosur për lojtarët që do të ftohen për ndeshjet miqësore të muajit qershor. FSHF ka publikuar listën e plotë, ku nuk mungojnë surprizat.

Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa. Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi.

Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të luajë gjatë muajit qershor dy ndeshje miqësore. Më 3 qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin, ndërsa 3 ditë më vonë do të luajë ndaj Luksemburgut.

LISTA:

Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.

Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndërsa vlen të theksohet se të dyja këto sfida miqësore do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, duke nisur prej orës 20:00. 

 

Poll

Lexo gjithashtu