Ditën e djeshme Sylvinho njoftoi largimin nga Kombëtarja shqiptare, pas një aventurë më shumë se 3-vjeçare. Braziliani i “la vendin” italianit Rolando Maran, që u prezantua po dje si trajneri i ri i Shqipërisë.
Por lamtumira e djeshme duket se nuk ka mjaftuar për Sylvinhon. Ky i fundit ka reaguar përsëri në rrjetet sociale, madje duke publikuar edhe një video emocionuese të rrugëtimit të tij historik me kuqezinjtë.
Në rreshtat që ai vetë ka shkruar, braziliani falënderon presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe stafin e Federatës si dhe atë të trajnerëve. Ndër të tjera, Sylvinho i ka uruar Kombëtares shqiptare fat në të ardhmen.
POSTIMI:
Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.
Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.
Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.
U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime.
View this post on Instagram


