Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Priten surpriza nga porta e deri në sulm, publikohet SOT lista e Kombëtares e “skicuar” nga trajneri Rolando Maran

Shkruar nga NEWSPORT
Priten surpriza nga porta e deri në sulm, publikohet SOT lista e
Rolando Maran

Kombëtarja shqiptare do të luajë gjatë muajit qershor dy ndeshje miqësore. Më 3 qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin, ndërsa 3 ditë më vonë do të luajë ndaj Luksemburgut.

Të dyja këto sfida do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, por programi i Kombëtares nis që sot. Pikërisht ditën e sotme në orën 10:00, do të publikohet lista e kuqezinjve për këto dy ndeshje miqësore.

Ndërsa një orë më vonë, pra në 11:00, trajneri i Kombëtares dhe “arkitekti” i listës, Rolando Maran do të dalë para mediave në konferencë për shtyp. Pritet që në listë të ketë surpriza.

Poll

Lexo gjithashtu