Ditën e sotme në ambientet e stadiumit "Air Albania", i është dhënë lamtumira përfundimtare ish-trajnerit të Kombëtares, Sylvinho. Së bashku me brazilianin janë nderuar edhe asistentët e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta.
Ka qenë vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka i cili gjatë fjalës së tij i ka falënderuar të tre trajnerët për kontributin e çmuar që i kanë dhënë futbollit shqiptar. Ndër të tjera, Duka theksoi vlerësimin e lartë që ka për treshen që punuan në Kombëtare për 3 vite.
“Ne jemi sot këtu të gjithë, për t’ju falenderuar për kontributin tuaj në futbollin shqiptar me ekipin Kombëtar, që realisht është simboli i futbollit shqiptar, simboli i të gjithë shqiptarëve. Gjatë 3 viteve, z.Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta kanë dhënë një kontribut maksimal. Kanë përjetuar momente të bukura, jo vetëm në rezultate.
Rezultati është padyshim i rëndësishëm, por ajo që mbetet është edhe dinjieti me të cilin ata kanë përfaqësuar fanellën shqiptare. Përkushtimi me të cilin ata kanë punuar gjatë këtyre 3 viteve dhe në fund të fundit mbetet miqësia dhe dashuria jonë, fakti që pothuajse jemi të gjithë FSHF këtu për t’i falënderuar”, ka thënë Armand Duka ndër të tjera.
Video e publikuar nga presidenti i FSHF, Armand Duka
