Nuk ka më dyshime, mesfushori Luis Hasa do të luaj për Shqipërinë, duke i dhënë fund rrugëtimit te moshat e Italisë. Pikërisht lojtari në fjalë, është parë në Tiranë gjatë orëve të fundit dhe burime për media, e bëjnë fakt të kryer se kjo është “lëvizja” e parë nga trajneri i Kombëtares, Rolando Moran.
Nesër do të shpallet lista e Shqipërisë për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut e ku emri i Lusi Hasës pritet të jetë mes të ftuarëve. Kartoni i talentit i përket Napolit, ndërsa në sezonin e fundit ishte pjesë e Carrarese në Serie B, ku kontriboi me 5 gola dhe 4 asiste në 31 paraqitje.
Sipas “Transfermarkt”, Luis Hasa vlen 3 milionë euro, ndërsa 22-vjeçari ka fituar Kupën e Italisë me Juventusin në sezonin 2023-2024 dhe Serie A te Napoli, edicioni 2024-2025.
