Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Largimi i Sylvinhos, sulmuesi Myrto Uzuni me “fjalë zemre” për brazilianin: Faleminderit që na bëre të besojmë!

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Sylvinhos, sulmuesi Myrto Uzuni me “fjalë zemre”
Foto ilustruese: Sylvinho - Rey Manaj & Myrto Uzuni

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka reaguar për herë të parë pas largimit të Sylvinhos nga drejtimi i kuqezinje. Beratasi e ka falënderuar brazilianin për kontributin e tij, teksa i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Faleminderit Mister për të gjithë punën, përkushtimin dhe emocione që i dhe Kombëtares sonë. Na bëre të besojmë! Suksese në rrugëtim tënd të ardhshëm dhe respekt për gjithçka që ke bërë për Shqipërinë”, shkruan Uzuni.

Kujtojmë se tekniku 52-vjeçar e ka drejtuar Kombëtaren shqiptare në 34 ndeshje, duke marrë 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje. Ndërsa pasues i tij është emëruar italiani Rolando Maran.

Largimi i Sylvinhos, sulmuesi Myrto Uzuni me “fjalë zemre”
"Story" i Myrto Uzunit

 

Poll

Lexo gjithashtu