
Kosova vijon të jetë aktive në këtë “merkato vere”, ndonëse jo në kuptimin e drejtpërdrejt të transferimeve që bëjnë klubet e ndryshme.
Së fundmi, përfaqësuesja e Kosovës i ka bërë thirrje portierit boshnjak, Adis Nurkoviç (Nurollari).
Ftesa zyrtare për portierin 30-vjeçar ka mbërritur në klubin ku ai aktivizohet dhe ku ka luajtur plot 100 ndeshje që nga 2014-ta.
Nurkoviç aktivizohet me skuadrën bosnjake të NK Travnik dhe është menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala që ka dërguar ftesën në klubin ku luan portieri 30-vjeçar që ai të bëhet pjesë e ekipi kosovar në Eliminatoret e Botërorit ‘Rusi 2018’.
[gallery columns="1" size="full" ids="31324"]
Ftesa e Kombëtares së Kosovës për portierin, drejtuar klubit, ku bën pjesë Adis Nurkoviç, NK Travnik