Luis De La Fuente
Kombëtarja e Spanjës ka bërë publike listën me lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Luis De La Fuente për dy miqësoret e marsit që do t'i luajnë me Serbinë dhe Egjiptin.
Në këtë listë, bie në sy emri i portierit të Barcelonës, Joan Garcia, i cili do të udhëtojë me shokët e skuadrës për këto dy përballje.
24-vjeçari pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të fituar në Champions ndaj Newcastle, por mjekët e klubit kanë bërë të ditur se nuk ka asgjë serioze dhe se lojtarit mund t'i jepet e drejta t'i bashkohet Kombëtares.
Poll
