Besëlidhja
Klubi i Besëlidhjes ka njoftuar vendimin e rinovimit të trajnerit Elvis Plori, i cili do të vijojë të qëndrojë në stol edhe për sezonin e ardhshëm 2026/27.
Skuadra lezhjane shkruan në postimin e bërë publik në faqen e tyre zyrtare se kjo zgjedhje vjen si vazhdimësi e një projekti, themelet e të cilit u hodhën që nga sezoni i kaluar dhe tashmë Plori do të nisë nga puna me përgatitjet për të ngjitur skuadrën drejt elitës.
NJOFTIMI:
"Klubi konfirmon trajnerin Elvis Plori në krye të skuadrës për sezonin 2026-2027. Marrëveshja me trajnerin është vijim i projektit të nisur për të ngritur Besëlidhjen në elitën e futbollit".
Poll
