Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Kukësi nuk e diskutoi fitoren, verilindorët “likujdojnë” Butrintin në fushën e kampionëve dhe qëndrojnë në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kukësi nuk e diskutoi fitoren, verilindorët
Kukësi-Butrinti

Ka përfunduar ndeshje e fazës Play-Out në Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit. Skuadra verilindore fitoi 2 – 0 ndaj Butrintit, ndeshje e mbajtur në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 40-të, ndërsa mbajti “firmën” e Oliveira Dos Santos. Me këto “gjyra” u mbyll fraksioni i parë i lojës. Pak sekonda nga pjesa e dytë, u shënua edhe goli i “sigurisë” me Abiodoun.

Edhe pse u përpoq, ekipi i Butrintit nuk pati “gjunjë” për të rrezikuar seriozisht apo shënuar në katërkëndëshin e Kukësit. Verilindorët mbeten në Kategorinë e Parë edhe për sezonin e ardhshëm, duke shmangur më të keqjen.   

 

Kukësi 2 – 0 Butrinti (Oliveira Dos Santos 40', Abiodount 46')

Kategoria e Parë: Play-Off
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Albert Doda

FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Samuel, Mejdani, Schepanski, Lamellari, Henrique, Abiodoun, Wilson Junior, Oliveira Dos Santos, Bespallov, Sulçe, Ballhysa. Trajner: Bledi Kadiu.
BUTRINTI: Mamadou, Gjata, Culli, Ibrahim, Basha, Silva Oliveira, Kolonja, Mendoza Padilla, Mërkuri, Avduli, Babacar. Trajner: Artan Mecani.

LIVE:

90' - Përfundon ndeshja, Kukësi fiton 2 - 0 kundër Butrintit

46' - Abiodoun i dërgon shifrat 2 - 0 për Kukësin.

 

46' - Nis pjesa e dytë.

45+3' - Mbyllet 1-0 pjesa e parë. 
40' - GOL KUKËSI! Shënon Oliveira Dos Santos.

1’ - Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis sfida mes Kukësit dhe Butrintit.

Poll

Lexo gjithashtu