Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Besëlidhja “bombë” në merkato, pas Lorenc Trashit firmos edhe me kampionin e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Besëlidhja “bombë” në merkato, pas Lorenc
Besëlidhja

Besëlidhja ka bërë një tjetër afrim të bujshëm në merkato pas atij të Lorenc Trashit. Kampionët e Kategorisë së Dytë, të cilën sezonin e ardhshëm do të militojnë në Kategorinë e Parë, kanë transferuar Stivian Janku.

Qendërmbrojtësi mbylli aventurën e tij me Flamurtarin, për të nisur një të re me lezhjanët. Vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, por me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon.

Kujtojmë që Janku ka një karrierë mjaft të pasur. Vetë 28-vjeçari ka luajatur me ekipe si Delvina, Partizani, Luftëtari, Bylis, Egnatia, Dinamo dhe Feronikeli në Kosovë.

Kujtojmë që pikërisht me ekipin rrogozhinas, Janku ka fituar titullin kampion në Superiore gjatë sezonin 2023/2024.

Poll

Lexo gjithashtu