Skenderbeu - Kukesi
Kukësi ia doli që të “ringjitej” në Kategorinë e Parë, pas rastit të Bylisit dhe Bylisit B, që detyroi këta të fundit të riktheheshin në Kategorinë e Dytë. Tashmë, klubi verilindor ka nisur punën me rinovimet.
Pasi “blindoi” trajneri Bledi Kadiu edhe për një tjetër sezoni, Kukësi ka njoftuar rinovimin edhe me katër futbollistë. Matheus Alisson, Gabriel Schepanski, Paulinho dhe Matias Mosquera, kanë firmosur deri në verën e vitit 2028.
Kështu, drejtuesit e Kukësit tregojnë se kanë nisur punën serioze për sezonin e ardhshëm. Është premtuar, që gjatë sezonit të ri do të luftohet për objektiva madhorë dhe jo për mbijetesë, pra duke synuar elitën.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Poll
