Lorenc Trashi është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e klubit që ka komunikuar dhe goditjen e parë të merkatos për sezonin e ardhshëm, duke firmosur me mbrojtësin nga Gramshi.
Ajo çfarë bie në sy është dhe mënyra se si është prezantuar nga lezhjanët 34-vjeçarin. Kujtojmë se Trashi ishte pjesë e Flamurtarit në edicionin e kaluar, ku në 64 prezenca shënoi 2 gola dhe dhuroi 10 asiste.
NJOFTIMI I KLUBIT:
"Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Pjesë e Kombëtares Kuq e Zi, fitues i trofeut "futbollisti i vitit", Kampion i Shqipërisë, fitues i Super Kupës, 2 herë kampion i superligës dhe Super Kupës Kosovare. Firmos për Besëlidhjen për vijimin e sukseseve #MirësevjenTRASHI"
