Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi nis përgatitjet për rikthimin në elitë, verilindorët njoftojnë rinovimin me drejtorin Fundim Dollaku: Bashkë për ta dërguar klubin aty ku e ka vendin

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi nis përgatitjet për rikthimin në elitë,
Kukesi - Fundim Dollaku/ Fotomontazh

Fundim Dollaku do të vijojë të mbajë statusin e Drejtorit të Përgjithshëm në klubin e Kukësit edhe për dy sezonet e ardhshme. 

Ky është njoftimi që vjen nga verilindorët, të cilët kanë bërë dhe komunikimin zyrtar në rrjetet sociale, ku shkruajnë se palët kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e këtij bashkëpunimi.

Vizioni dhe përkushtimi i treguar nga Dollaku vijnë si mesazhe të qarta që klubi do të marrë drejtimin e duhur, ndërsa po bëhen planet për rikthimin e skuadrës në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. 

NJOFTIMI:

“FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Drejtorin e Përgjithshëm, z. Fundim Dollaku, për dy sezone të tjera.

Ky rinovim konfirmon besimin e klubit në punën, vizionin dhe përkushtimin e treguar nga z. Dollaku gjatë periudhës së tij në drejtimin e klubit, periudhë në të cilën u arrit edhe ovjektivi minimal sezonin që sapo përfundoi. Vazhdimësia e bashkëpunimit përbën një hap të rëndësishëm në projektin afatgjatë të Kukësit.

Objektivi i klubit mbetet i qartë: rikthimi i FK Kukësit aty ku e ka vendin, në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Rinovimi me z. Fundim Dollaku është vetëm hapi i parë drejt ndërtimit të një sezoni me objektiva ambicioze dhe sfida të reja.

Së bashku, me punë, përkushtim dhe besim, do të vazhdojmë rrugën drejt rikthimit të madh.

Forca Kukësi!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu