Fitorja në "Elbasan Arena" përballë Dinamos me rezultatin 2-0, ishte dhe qershia mbi tortë për Egnatian që mori trofeun e tretë në histori të "Abissnet Superiores".
Rrogozhinasit e mbyllën sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shfaqur eksperiencë në finalet më të rëndësishme, çfarë rezultoi vendimtare për fitimin e kampionatit.
Lidhur me këtë arritje të skuadrës rrogozhinase, ka ardhur dhe një reagim nga ana e klubit të Kukësit, që militon në Kategorinë e Parë. Verilindorët i kanë uruar përmes një postimi në faqen zyrtare ku i përgëzojnë për titullin kampion. Të njëjtin urim kanë kanë ndarë edhe për Dritën në Superligën e Kosovës, e cila po ashtu u shpall kampione.
Më tej, klubi iu shpreh suksese të gjitha skuadrave shqiptare që do të luajnë në kualifikueset e Kupave të Europës.
POSTIMI:
"Futboll Klub Kukësi uron përzemërsisht KF Egantian dhe FC Dritën për titullin kampion në Shqipëri e Kosovë. Njëkohësisht, i urojme të gjitha skuadrave shqiptare suksese në Kupat e Europës dhe përfaqësime sa më dinjitoze."
View this post on Instagram
