Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Gjithçka nga e para për misionin Superiore, klubi i Kategorisë së Parë vendos për trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Gjithçka nga e para për misionin Superiore, klubi i
Kukesi

Blediu Kadiu do të drejtoj Kukësin edhe për sezonin e ardhshëm 2026/27. Klubi verilindor ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin, duke i besuar këtë detyrë të rëndësishme, si vazhdimësi e një projekti të ndërtuar gjatë sezonit të fundit.

Në faqen zyrtare, ku është publikuar dhe vendimi zyrtar, klubi shkruan se puna e Kadiut ka sjellë frytet e veta dhe me të në krye qëndron dhe baza për vazhdimësinë e projektit. 

Kujtojmë se Kukësi ia doli të mposhtë 2-0 Butrintin në finalen e "play-out", duke siguruar dhe mbijetesën në të Parën, çfarë do të thotë se nga ky sezon që po vjen do të synohet maksimumi për të prekur një nga vendet e para që të dërgon drejt elitës. 

NJOFTIMI: 

"Blediu Kadiu vazhdon projektin me Kukësin!

Rezultatet, puna dhe përkushtimi i treguar gjatë sezonit të fundit kanë bindur klubin për të vazhduar projektin me trajnerin Bledi Kadiu.

Kadiu mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë dhe kur gjithçka dukej e pamundur, por rezultatet pozitive dhe puna e palodhshme, sollën frytet e veta. Puna e bërë gjatë këtij sezoni ka krijuar bazat për vazhdimësinë e projektit, ndaj klubi ka vendosur të rinovojë bashkëpunimin me trajnerin deri në vitin 2027.

I urojmë trajnerit Bledi Kadiu suksese të mëtejshme.

Vazhdojmë së bashku. Forca Kukësi"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu