Çdo ditë e më shumë, ndihet mungesa e tifozëve në shkallëet e stadiumeve shqiptare.
Edhe pse pjesa më e madhe e skuadrave të Kategorisë Superiore kanë aplikuar hyrjen falas për tifozët, shkallët mbeten të boshatisura dhe mbështetja për skuadrën nuk është asnjëherë maksimale.
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, një ditë para ndeshjes me Teutën, dha lajmin se dyert e stadiumit do të ishin të hapura për tifozët. Por edhe pse stadiumi ishte falas,në shkallët e stadiumit nuk kishte më shumë se 60% të stolave të mbushur.
Drejtuesit e klubit e prisnin plot stadiumin pasi nevoja për mbështetje nga ana e tifozerisë është e madhe, por kjo dhuratë thuajse u shpërdorua nga tifozët.
Galeria fotografike ()
Poll