Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Luajtëm mirë, por nuk fituam”, Edi Martini “GODET” Ilir Dajën: Dinamo ka lojtarë shumë cilësorë, habitem që ata janë në këtë gjendje

Shkruar nga NEWSPORT
“Luajtëm mirë, por nuk fituam”, Edi Martini
Edi Martini

Edhe pse Vllaznia e pati shansin për të bërë “komandën” e vetme në Superiore pas 29 javësh në Superiore, kuqeblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 0 – 0 kundër Dinamos.

Edhe pse ekipi shkodran mban vendin e parë në tabelë, së bashku me Elbasanin nga 53 pikë, ata kanë vetëm 1 fitore në 5 takimet e fundit, tregues i rënies së ndjeshme në formë dhe rezultate. Pas ndeshjes së sotme, foli para mediave trajneri Edi Martini:

“U futëm në ndeshje për të fituar. Dinamo luajti mirë, por ne kishim 61% të topit. Duhej të kishim fituar këtë sfidë. I tillë është futbolli. Ne ia falëm 2 raste Dinamos në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, u munduam për të qenë më stabël. Kërkuam me insistim për të fituar ndeshjen. Gjithsesi, lojë e mirë, por na duhen pikët. Ndoshta edhe fat… Futbolli kështu e ka.

Janë ndeshje tepër të tensionuara. Na mungoi qetësia në pasin e fundit. Dinamo ka individ shumë të mirë, pavarësisht se nuk kanë marrë rezultatet. Habitem që Dinamo është në këtë gjendje.

Për mua është një nga ekipet më të mira. E patëm të vështirë markimin. Kurse për topat e gjatë, kishim planifikuar që me Yagon dhe Malën t’i shfrytëzonim në maksimum.

Kemi dalë shumë herë nga krahu i djathtë, por na mungoi pasimi final. Mungesa e Kastratit na ka prishur punë, por edhe Malaj bëri ndeshje shumë të mirë sot”.   

Poll

Lexo gjithashtu