Marash Kumbulla nuk po kalon një moment të mirë në Spanjë tek klubi i tij Mallorca dhe kjo vihet re nga mungesat e shpeshta në formacion të futbollistit në ndeshjet e fundit në kampionat.
Edhe pse u duk se eksperienca e hershme me Espanyol do t'i jepte akoma më shumë besim për t'u dëshmuar edhe në këtë skuadër ku luan dhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, gjithçka ka ndryshuar dhe për mbrojtësin kuqezi, forma po merr tatëpjetën dhe një destinacion i ri nuk përjashtohet në merkaton e verës.
Mbetet akoma e paqartë nëse bëhet fjalë për një seri dëmtimesh që e kanë lënë Kumbullën të mos rifitojë formën e tij në 100 për qindshin e tij, apo mes tij dhe trajnerit Martin Demichelis mund të ketë një "krisje" çfarë ka sjellë dhe mospërfilljen e këtij të fundit ndaj legjionarit për të mos e llogaritur në ekip.
Kartoni i 26-vjeçarit është në pronësi të Romës e cila ka të drejtën ta rikthejë në "Stadi Olimpico", por edhe një inkuadrim në skuadrën e Gian Piero Gasperinit është e vështirë të ndodhë, ndaj dhe Kumbulla i duhet të shqyrtojë ofertat që do të vijnë drejt tij për t'i kthyer faqen kësaj situate të turbullt, për të mos humbur dhe vendin e tij në Kombëtare.
