Shtëpia italiane e modës Gucci ka njoftuar hyrjen e saj në Formula 1, duke u bërë sponsori kryesor i Alpine F1 Team nga sezoni 2027.
Marrëveshja shënon një moment historik për sportin, pasi për herë të parë një markë luksoze mode merr këtë rol në një skuadër të Formula 1.
Gucci do të zëvendësojë BWT si partneri kryesor i ekipit në pronësi të Renault Group, të drejtuar nga Flavio Briatore. Si pjesë e bashkëpunimit, skuadra do të quhet “Gucci Racing Alpine Formula One Team” dhe do të garojë me ngjyrat e markës italiane.
“Ky bashkëpunim hap një kapitull të ri”, deklaroi presidentja dhe CEO e Gucci-t, Francesca Bellettini. Ajo theksoi se Gucci bëhet shtëpia e parë luksoze e modës që merr rolin e Partnerit Kryesor në Formula 1.
