Skuadra e Pogradecit
Ndonëse ka ende kohë nga fillimi i edicioni të ri në Kategorinë e Parë, ekipi i Pogradecit vazhdon me përgatitje intensive në fazën përgatitore. Te liqenorët, objektivi është i qartë, ngjitja në elitën e futbollit shqiptar, Superiore.
Në postimin e radhës në rrjetet sociale, demostrohet përkushtim dhe intensitet në stërvitje. “Respekt dhe mirënjohje për të gjithë lojtarët e stafin teknik, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë japin maksimumin në çdo seancë stërvitore”, postimi i klubit të Pogradecit.
Në edicionin 2025-2026, skuadra në fjalë ishte shumë pranë ngjitjes në Superiore, por u mposhtën në ndeshjen finale të Play-Off-it kundër Teutës.
Poll
