Ish-trajneri i Flamurtarit të Kosovës, Faruk Statovci është pjesë e zakonshme e panelit në emisionin “Dueli Botëror” në Dukagjini TV. Në puntatën e fundit, ai ka “goditur” tifozët e Cristiano Ronaldos.
Tashmë në pozitën e specialistit të futbollit, Statovci është shprehur ironikisht se Messi luan më mirë se “CR7”, madje edhe me një këmbë të lidhur.
“Messi me një këmbë luan ashtu siç ka luajtur Cristiano Ronaldo, me një këmbë. Bile të majtën e ka të fortë, veç me të djathtën. Të majtën e lidh dhe luan vetëm me të djathtën.
Lojtar më të thjeshtë, më të disiplinuar, do duhet kohë e gjatë që të vijë një tjetër si Messi. Ai nuk ka ditur të stimulojë, përkundrazi, ndaj tij ka pasur shumë ndërhyrje të ashpëra dhe sërish ka vazhduar”, fjalët e Statovcit.
