Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gianni Infantino i del kundër Donald Trump? Presidenti i FIFA-s e zbulon: Kundërshtari i SHBA-ve do të jetë pjesë e Kupës së Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Gianni Infantino i del kundër Donald Trump? Presidenti i FIFA-s e zbulon:
Gianni Infantino - Donald Trump

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dhënë fund njëherë e mirë dilemave, nëse Kombëtarja e Iranit do të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Kreu i organit drejtues ka potencuar se kësaj skuadre nuk i është kërcënuar në asnjë moment prania në këtë kompeticion, ndërsa hedh poshtë të gjitha pretendimet e presidentit të Amerikës, Donald Trump, i cili, edhe pse e mirëpriti faktin që janë të hapur të vijnë të luajnë, nuk doli garant për sigurinë dhe jetët e e tyre

“Irani do të luajë në Kupën e Botës. Do të luajë aty ku është përcaktuar, prandaj jam dhe unë këtu”, është shprehur Infantino.

Edhe pse zyrtarët e federatës iraniane dolën publikisht duke i kërkuar që FIFA të ndërhyjë për të shmangur çdo konflikt mes palëve, gjërat duket se janë rregulluar, pasi këto fjalë të italianit mund të sjellin qetësi në radhët e kësaj kombëtareje.  

Poll

Lexo gjithashtu