Ukrainë 1-0 Shqipëri (Gutzsulyak 47')
Kombëtarja shqiptare është mposhtur minimalisht 1-0 nga Ukraina, në sfidën miqësore të zhvilluar në Valencia në stadiumin "Estadi Cuitat De Valencia". Golin e vetëm të takimit e shënoi Gutzsulyak i cili shfrytëzoi një krosim të mirë në zonë duke shënuar dhe mposhtur portierin Strakosha.
Kuqezinjtë nuk ia dolën dot t'i shfrytëzonin ato pak raste për pjesë, ku spikatën aksionet e Brojës dhe Laçit që kërcënuan portën e Riznyk, por pa mundur të rikthenin baraspeshën.
Në anën tjetër edhe vendasit patën raste mira për shënim, ku vëmendjen e mori shtylla në minutën e 70-të që ndali ukrainasit nga festa e golit të dytë. Sa i përket zëvendësimeve, pati minuta dhe për Anis Mehmetin dhe Jasir Asanin të cilët nuk u aktivizuan në transfertën polake, por pa lënë shenjë në këtë sfidë.
Një ndeshje që shërbeu më shumë për të parë lojtarët që kanë patur më pak minuta në këmbë, pasi "ëndrra amerikane" mbetet thjesht një iluzion, duke humbur mundësinë historike drejt Botërorit të këtij viti.
Miqësore: Ukrainë - Shqipëri.
Stadiumi: "Estadi Cuitat De Valencia".
Arbitër: Juan Martinez Munuera.
FORMACIONET ZYRTARE
Ukrainë: Riznyk, Konoplia, Zabarnyi (C), Sarapli, Mykolenko, Shaparenko, Yarmolluk, Malinovskyi, Hutsullak, Yaremchuk, Voloshyn; Trajner: Serhiy Rebrov.
Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Pllana, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Uzuni, Hoxha, Broja; Trajner: Sylvinho.
LIVE:
90'+2 Mbyllet miqësorja në Valencia, Ukrainë 1-0 Shqipëri.
83' Zëvendësim dhe për Shqipërinë, futet Asani në vend të Uzunit.
82' Zëvendësime në të dyja kampet. Ukraina fut Rsygankov dhe Sudakov.
77' Shqipëria i afrohet golit të barazimit por aksioni nuk vlen për pozicion jashtë loje.
70' Shtylla shpëton Shqipërinë nga goli i dytë.
64' Momenti i zëvendësimit edhe në kampin e Ukrainës. Trajneri aktivizon Tymchyk, Ponomarenko dhe Kalyuzhnyi.
62' Ukraina i afrohet të dytit, kuqezinjtë i shpëtojnë rrezikut pas ndërhyrjes së portierit Strakosha.
61' Pretendim në zonë nga Uzuni për tërheqje. Arbitri vazhdon lojën.
59' Sylvinho fut tre lojtarë të tjerë në fushë. Aktivizohen Balliu, Bajrami dhe Pajaziti.
54' Ukraina i afrohet golit të dytë, shpëton paç porta e Strakoshës.
Rasti i humbur nga Ukraina
47' Ende pa nisur mirë pjesa e dytë, Ukraina merr avantazhin përballë Shqipërisë, falë golit të shënuar me kokë nga Gutzsulyak.
Goli i Ukrainës
46' Zëvendësim nga trajneri Sylvinho i cili hedh në fushë Pilon dhe Mehmetin në vend të Brojës dhe Hoxhës.
45' Asnjë minutë shtesë. Mbyllet pjesa e parë Ukrainë 0-0 Shqipëri.
40' Malinovskyi ekzekuton goditjen e dënimit, por Strakosha reagon në kohë.
38' Gutslulyak shërbehet në zonë por topi nuk shfrytëzohet.
32' Tenton Shaparenko me kokë, por topi del jashtë pa kërcënuar portën e Strakoshës.
25' Broja kërcënon portën e Ukrainës, ndalet nga portieri.
23' Ukraina i afrohet golit, topi fillimisht ndalet nga mbrojtja dhe më pas lojtari ukrainas e nxjerr topin jashtë.
Shansi i Ukrainës
20' Kalojnë 20 minuta, shanset në portë 4-0 për Ukrainën
16' Shënon Yaremchun me kokë, por anulohet për pozicion jashtë loje.
Goli i anuluar i Yaremchuk
9' Ukraina i afrohet sërish portës, por Mitaj ndërhyn duke pastruar zonën.
3' Rast për Ukrainën që i afrohet golit, goditja e Yaremchuk ndalet nga portieri Strakosha.
1' Shkelmohet topi në Valencia, nis sfida Ukrainë-Shqipëri
