Teksa në ndajnë edhe pak orë nga ndeshja e shumëpritur Kosovë – Turqi, kanë filluar të “zbulohen” lëvizjet e trajnerëve Foda dhe Montella. Me shumë gjasa, trajneri i “Dardanëve” nuk pritet të bëjë ndryshim në modul apo emra karshi Turqisë.
Në portë pritete të jetë Muric, për të vijuar me kuartetin defensiv Dellova-Hajrizi-Hajdari-Gallapeni. Foda nuk ka ndërmend të heq dorë me dyshen e qendrës në mesfushë Rexhbecaj-Hoxha, kurse Vojvoda dhe Muslija do “ndihmojnë” nga krahët me inkursionet të shpejta.
“Vrastarët” Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, do të jetë udhëheqësit e Kosovës në manovrat sulmuese, sikurse rreziku numër një për portën tuke. Nga krahu tjetër, Montella pritet t’i besojë sistemit 4-2-3-1.
Cakir nuk “preket” në portë. Kadioglu-Bardakci-Akaydin-Celik do të përbëjnë linjën mbrojtëse, të mbështetur më sipër nga Yuksek dhe Calhanoglu.
Faza sulmuese e Turqisë është e “frikshme” në emra dhe vlerë. Yildiz-Guler-Yilmaz, teksa Akturkoglu do mbajnë profilin e “pykës”. Fazat ofensive e të dyja përfaqësuese në këtë formacion të mundshëm, arrin saktësisht 247.5 milionë euro.
Vlera e sulmuesëve në këtë 11-she nga të dyja kampet
Muriqi – 4.5 milionë euro
F.Asllani – 30 milionë euro
Yildiz – 75 milionë euro
Guler – 90 milionë euro
Yilmaz – 26 milionë euro
Akturkoglu – 22 milionë euro
