Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella
Kur na ndajnë edhe 1 orë nga formacionet zyrtare të sfidës mes Kosovës dhe Turqisë, trajneri i këtyre të fundit, Vincenzo Montella ka marrë vendimin për të hequr 5 lojtarë nga lista përfundimtare që do të ketë në dispozicion për këtë takim.
Kështu, krahas Merih Demiral i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi, italiani nuk do të llogarisë as shërbimet e Oguz Aydin, Muhammed Sengezer, Ahmetcan Kaplan dhe Mustafa Eskihellac të cilët do ta ndjekin përballjen nga tribuna.
Në anën tjetër, mesfushori dhe kapiteni i skuadrës, Hakan Calhanoglu ka luftuar me kohën duke qenë i gatshëm në këtë sfidë, dhe mund të marrë minuta në pjesën e dytë ndaj Dardanëve.
Poll
