Kosova është mposhtur në shtëpi përballë Turqsië, në ndeshjen e vlefshme për finalen e madhe të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 0-1.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi sulmuesi turk, Kerem Akturkoglu. 27-vjeçari i Fenerbahce e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të, duke vendosur fatet e kësaj sfide.
Kështu, ëndrra e dardanëve për Botëror mbyllet në hapin e fundit. Në krahun tjetër, Turqia rikthehet të marrë pjesë në Kupën e Botës pas 24 vitesh.
Kosova 0 – 1 Turqia (Akturkoglu 53')
Kualifikuese Botërori: Play Off
Stadiumi: “Fadil Vokrri”
Arbitër: Michael Oliver (anglez)
FORMACIONET ZYRTARE:
KOSOVA: Muric, Gallapeni, Dellova, Hajdari, Hajrizi, Vojvoda, Muslija, Hoxha, Rexhbecaj, Muriqi, Asllani. Trajner: Franco Foda.
TURQIA: Cakir, Kabak, Bardakci, Kadioglu, Celik, Yuksek, Calhanoglu, Kokcu, Guler, Yildiz, Akturkoglu. Trajner: Vincenzo Montella.
LIVE:
90+6' Mbyllet 0-1 ndeshja.
81' Super gjuajtje nga Muslija, ka forcë por jo saktësi.
53' Turqia shënon me Akturkoglu.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
33' Rast i artë për turqit, mbrojtja e Kosovës e gatshme.
29’ Super goditje nga ana e Asllanit, portieri Cakir dhe tranversa shpëtojnë Turqinë.
27' Goditje e bukur nga Kokcu, por topi shkon jashtë.
24' Rast i mirë për Kosovën, por pasimi i Asllanit nuk shkon te Muriqi.
9' Turqia rrezikon me Yildiz dhe Calhanoglu, Kosovën e shpëton fati.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri”, nis dueli historik mes Kosovës dhe Turqisë.
