Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

"Brazili im gati të pushtojë turneun!", Carlo Ancelotti karikon skuadrën para Botërorit dhe sfidon hapur rivalët: Ja si shpallesh "Mbret i Botës"

Shkruar nga NEWSPORT
"Brazili im gati të pushtojë turneun!", Carlo Ancelotti
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është më i vendosur se kurrë për të fituar Kupën e Botës me Brazilin. Trajneri italian është i sigurt se skuadra e tij do të bëjë diferencën kundrejt rivalëve për të marrë të 6-tin në historinë e kombëtares.

Madje, ish-trajneri i Realit të Madridit shkon larg duke dhënë dhe formulën se si të tijët do t'ia dalin të shkojnë deri në finale për të ngritur më pas trofeun. 

"Kush pëson numrin më të pakët të golave fiton Botërorin dhe jo ajo skuadër që shënon numrin më të madh të tyre", ka deklaruar Ancelotti.

Ndërsa ka mbetur dhe pak kohë nga zyrtarizimi të listave përfundimtare të lojtarëve që do të grumbullohen për të udhëtuar drejt vendeve pritëse ku do të mbahet turneu, 66-vjeçari ka shtuar se është në detajet e fundit dhe se i ka në mendje emrat e lojtarëve që do t'i ftojë. 

 

Poll

Lexo gjithashtu