Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Edhe Suedia me Sllovakinë ishin favorite, por...”, Fisnik Asllani paralajmëron turqit: Do ta lëmë zemrën në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe Suedia me Sllovakinë ishin favorite, por...”, Fisnik
Albian Hajdari & Fisnik Asllani

Sulmuesi Fisnik Asllani ka folur në prag të ndeshjes që Kosova do të luajë përballë Turqisë, në kuadër të finales së “play-off” të Botërorit 2026. “Bomberi” shqiptar është shprehur se fitorja përballë Sllovakisë i ka motivuar, teksa ka edhe një mesazh për tifozët.

“Atmosfera është shumë e mirë në ekip. Fitorja na ka dhënë vetëbesim dhe ndaj Turqisë shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe. Do t’i kemi tifozët pranë dhe synojmë fitoren për të shkuar në Botëror.

Nuk ka rëndësi kush cilësohet favorit. Edhe Sllovakia dhe Suedia ishin të tilla. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do të japim maksimumin, pastaj flet rezultati. Presim mbështetje të madhe nga tifozët. Ne do ta lëmë zemrën në fushë dhe bashkë me ta mund ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu