Milani e mbylli këtë sezon në mënyrën më të keqe të mundshme. Mungesë në Champions League dhe një faturë e rëndë shkarkimesh në stafin drejtues, duke bërë që kuqezinjtë të nisin një revolucion masiv për edicionin e ardhshëm futbollistik.
I prekur në të gjithë këtë orvatje të pashpjegueshme është dhe Luka Modric. Mesfushori kroat ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dhënë ndoshta dhe mesazhe largimi për këtë përvojë që shkoi ndryshe nga çfarë e priste.
40-vjeçari do të vlerësojë të ardhmen e tij në këtë periudhë dhe gjasat janë të mëdha që ai të varë këpucët në gozhdë, për t’i thënë jo një rinovimi me “Djallin”.
POSTIMI:
“Një sezon me momente të mira dhe të vështira, por në fund duhet të përballesh me realitetin e ashpër dhe të pranosh se nuk shkoi ashtu siç e kishe menduar.
Dua të falenderoj tifozët e Milanit nga thellësia e zemrës për të gjithë afeksionin, respektin dhe mbështetjen që kanë treguar tek unë përgjatë këtij viti.
Forca Milan”
View this post on Instagram
