Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tensione te Juventusi, Spalletti dhe Comolli përplasen për merkaton: Nuk kam dështuar!

Shkruar nga NEWSPORT
Tensione te Juventusi, Spalletti dhe Comolli përplasen për merkaton:
Luciano Spalletti & Damien Comolli

Situata te Juventusi duket e tensionuar pas deklaratave të Damien Comolli, të cilat sipas mediave italiane nuk janë pritur mirë nga Luciano Spalletti. Çështja pritet të diskutohet në takimin që John Elkann do të zhvillojë me drejtuesit e klubit, trajnerin dhe Giorgio Chiellini për të vendosur mbi të ardhmen e bardhezinjve.

Spalletti nuk e konsideron të dështuar punën e tij që prej marrjes së skuadrës në javën e dhjetë të sezonit dhe mendon se nuk ka pasur ndikimin e duhur në vendimet e merkatos. Nga ana tjetër, Comolli ka deklaruar se afrimet e janarit, mes tyre Boga dhe Holm, janë bërë në dakordësi me trajnerin, edhe pse sulmuesi i kërkuar prej tij nuk u transferua kurrë.

Pavarësisht dallimeve, drejtuesit besojnë se situata mund të zgjidhet pa ndryshime drastike në klub. Në takimin e ardhshëm, Spalletti pritet të kërkojë më shumë autonomi në punën e përditshme dhe rol vendimtar në merkato, ndërsa shihet pozitivisht edhe mundësia e afrimit të Matteo Tognozzit në strukturën sportive të Juventusit.

Poll

Lexo gjithashtu