Eksperienca e Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit zgjati vetëm një sezon, pasi shqiptari u shkarkua me vendimin e formës së prerë nga presidenti Gerry Cardinale, pas dështimit për të kualifikuar kuqezinjtë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Edhe pse kjo detyrë me klubin e tij të zemrës pati një fund, jo siç ai e priste, Tare nuk e ka humbur energjinë e mirë dhe qasjen prej profesionisti. Këtë e vërteton takimi me gazetarin e njohur italian, Carlo Pellegatti, i cili vlerësoi maksimalisht këtë kontribut, teksa rrëfeu dhe një moment prekës.
Kujtojmë se krahas Tares, furtunës së shkarkimeve nuk i shpëtoi as trajneri Max Allegri, shefi ekzekutiv Giorgo Furlani dhe ai i skautimit, Geoffrey Moncada.
POSTIMI:
“Sot, Igli Tare la Milanin me lot në sy/ Kalova 1 orë me të këtë mëngjes. Një person i mrekullueshëm, drejtues i apasionuar dhe i aftë. Një profesionist i vërtetë.
Po largohet nga Milani me dhimbje të madhe, pa patur mundësinë të punojë ashtu siç do të kishte dashur, pasi harxhoi kaq shumë energji për të mbajtur të bashkuar një ambient të përçarë dhe të copëtuar.
I dhashë librin tim, ku faqet e fundit kanë mbetur të bardha, pa një fitore të firmosur ng Milani i tij.
Ky ndoshta do të mbetet pengu më i madh i jetës së tij, sepse Igli e ka dashur Milanin… dhe shumë.
Kam humbur një drejtues, por kam fituar një mik.
Përgjithmonë!”
View this post on Instagram
