Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Roma në "sulm" për ish-sulmuesin e Manchester United për sulmuesin, gati oferta milionëshe pas rikthimit në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Roma në "sulm" për ish-sulmuesin e Manchester United
Mason Greenwood

Pas kualifikimit vetëm në javën e fundit për një vend në Champions League, Roma po mendon seriozisht për të përforcuar ekipin. Verdhekuqtë rikthehen në arenën më të rëndësishme europiane pas vetëm 7 sezonesh mungesë.

Mediat italiane zbulojnë se klubi kryeqytetas ka shfaqur interes për sulmuesin e Olympique Marseille Mason Greenwood. Klubi italian së fundmi ka takuar agjentin e lojtarit dhe përfaqësues të tij për të bërë të mundur transferimin e tij nën urdhërat e trajnerit Gasperini.

Anglezi bëri një sezon thuejse perfekt duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 11 asiste në 45 ndeshje të luajtura. Për sulmuesin ka interes edhe nga klube të tjera, por Roma duket se është në bisedime më konkrete.

Klauzola e largimit të Greenwood është 70 milionë euro, ndërkohë Roma është e gatshme të ofrojë jo më shumë se 55 milionë euro për sulmuesin.

Poll

Lexo gjithashtu