Marc Cucurella dhe Lamine Yamal
Real Madrid ka njoftuar afrimin e Marc Cucurellas. Klubi madrilen e ka prezantuar mbrojtësin e krahut të majtë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Spanjolli ka firmosur një kontratë 6-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2032. Një rikthim ky për Cucurrellën në Spanjë, pasi filimet e karrierës 27-vjeçari i ka patur tek rivali i përjetshëm, Barcelona, aty ku e nisi nga akademia e "La Masias" e deri tek ekipi i parë.
Së fundmi, mbrojtësi ka qenë pjesë e Chelseat në Premier League, klub i cili ka përfituar edhe shumën prej 60 milionë eurove në total.
???? Welcome, @Cucurella3! ???? pic.twitter.com/YppBdIys0Z
— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) June 15, 2026
Poll
