Arbin Zejnullai pritet të jetë një prej emrave më të lakuar në këtë merkato të verës. Mesfushori, i cili luan momentalisht për Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, është përfolur shpesh për interesime nga klube të njohura në Kazakistan dhe Ukrainë.
Burimet për Newsport.al, raportojnë se mundësitë janë reale që ai të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjve, përtej zërave që e lidhin me një largim. Megjithatë, asgjë nuk mund të përjashtohet, pasi merkatoja do të ketë zhvillime.
Kujtojmë se Zejnullai ka qenë pjesë e Egnatias për 3 vite (2022-2025), e përkthyer me 2 tituj të Superiores, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë, periudhë kur rrogozhinasit kishin trajner Edlir Tetovën.
Po ashtu, 27-vjeçari ka patur edhe eksperienca të rëndësishme te NK Lokomotiva në Kroaci si dhe Rabotnici po në Maqedoni. Këtë sezon që lamë pas, ai zhvilloi 31 prezenca, duke shënuar 3 gola dhe kontribuar me 2 asiste.
