Jose Mourinho
Nga mediat spanjolle është e kryer, nesër do të prezantohet Jose Mourinho në pozitën e trajnerit te Real Madrid. Në tokën iberikase kanë shkuar më tej, duke evidentuar formacionin dhe lojtarët ideal që “Special One” do kërkojë të aplikojë.
Sistemi do të jetë 4-2-3-1, ku në portë do gjendet Courtois, për të vijuar me 3 risitë në praravijë, konkretisht Dumfries, Konate, Calafiori, shoqëruar nga Rudiger.
Dyshja e mesfushës para mbrojtjes sipas Mourinho i takon Valverde-Vitinha. Bellingham si “10”-shë, kurse Olise e Vinicius në ndihmë nga krahët për Mbappen.
Realizimi i këtij “skenari” në lidhje me afrime të tilla i kalon jashtë “logjikës”, por Reali ka treguar se për ta nuk ka të pamundur agjë.
Poll
