Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ Real Madrid zbulon "misterin" 150 milionësh, përgjigjia që marrin i "trondit" madrilenët

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Real Madrid zbulon "misterin" 150 milionësh,
Julian Alvarez

Një ofertë prej 150 milionë eurosh ka mbërritur në drejtim të Atletico Madrid për shërbimet e sulmuesit Julian Alvarez. Është vetë klubi i Real Madridit që e ka njoftuar këtë propozim përmes një komunikimi në faqen e tyre zyrtare.

Megjithatë, siç shkruan klubi merengues, oferta e tyre është kthyer mbrapsht, pasi "Los Colchoneros" i kanë bërë të ditur rivalit të tyre se sulmuesi argjentinas nuk lëviz pa u ekzekutuar klauzola fikse e kartonit të tij, plot 500 milionë. 

Kujtojmë se për Alvarez, një interesim të jashtëzakonshëm ka treguar edhe Barcelona që e ka objektiv kryesor në këtë merkato. Edhe oferta e katalanasve, prej 100 milionë eurove mori të njëjtën përgjigje.

Mbetet për t'u parë se çfarë hapash do të marrin gjigantët spanjollë, pasi siç kuptohet, nuk do të jetë e lehtë për ta që të bindin Atleticon të privohet nga një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim. 

NJOFTIMI: 

"Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur sot, i ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh Club Atlético de Madrid për të drejtat federative të lojtarit Julián Álvarez.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertës, Club Atlético de Madrid ka shprehur mirënjohjen e tij për propozimin, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira midis dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit."

E BUJSHME/ Real Madrid zbulon "misterin" 150 milionësh,
Njoftimi i Real Madrid për ofertën 150 milionë euroshe

 

Poll

Lexo gjithashtu