Florentino Perez dhe Papa Leo XIV
Pas zyrtarizimit si presidenti i ri i Real Madrid, Florentino Perez ka pritur në ambientet e stadiumit dhe kabinetit të trofeve një “tifoz” special, fjala është për Papa Leo XIV.
Perez me përultësi kërkoi t’i puthte dorën Papës, por ky i fundit refuzoi në shenjë vlerësimi, duke e takuar. Përveç fotove, ata shkëmbyen dhurata simbolike.
Vetëm para disa ditësh, Papa Leo XIV e tha “troç”, se ishte tifoz i Real Madrid. Për “Galaktikët”, ky takim mund të konsiderohet “bekim” për faktin që kanë 2 sezone që nuk fitojnë trofe, e shoqëruar me tensione dhe përplasje, deri në përleshje fizike.
View this post on Instagram
Poll
