Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR/ Eurogoli përballë Realit s’mjafton, Barcelona merr vendimin DRASTIK për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Eurogoli përballë Realit s’mjafton, Barcelona merr
Ferran Torres dhe Marcus Rashford

Barcelona ka vendosur të mos aktivizojë të drejtën e blerjes së Marcus Rashford nga Manchester United, për shumën e 30 milionë eurove.

Ky është zhvillimi më i fundit që vjen nga mediat spanjolle, aty ku raportohet se katalanasit kanë zgjedhur të mos hedhin asnjë hap më shumë për të kënaqur kërkesat e klubit anglez, për të përfituar plotësisht shërbimet e sulmuesit, i cili duhet të provojë të gjejë një tjetër sistemi pas aventurës 1-vjeçare si i huazuar në “Camp Nou”.

Megjithatë, një “fije” e vogël shprese mbetet për 28-vjeçarin dhe kjo nëse drejtuesit e klubit nga Manchesteri lejojnë një tjetër huazim të thatë, diçka që lexohet si e vështirë për të ndodhur.

Duket se tentativat e njëpasnjëshme për të treguar gjithë potencialin në minutat e marra këtë sezon, përfshi këtu dhe eurogolin në El Clasico përballë Real Madrid 2-0, që ndikoi edhe tek titulli kampion në La Liga, s’kanë mjaftuar që drejtuesit blaugrana të bëjnë të tyrin Rashford.

Dhe nëse kujtojmë akordin për 80 milionë euro të Anthony Gordon nga Newcastle, kuptohet fare qartë ambicia e kampionëve të Spanjës për të liruar vend.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu