Një lëvizje e bujshme po përgatitet në tregun e transferimeve. Sipas raportimeve më të fundit të gazetaeit të njohur të merkatos Fabrizio Romano, sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë fundjavë për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi te Chicago Fire.
Polaku do të shoqërohet nga agjenti i tij, Pini Zahavi, për të negociuar kushtet e një marrëveshjeje që pritet të ketë një kohëzgjatje prej dy ose tre vitesh.
Chicago Fire po kërkon me ngulm të finalizojë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, duke tentuar afrimin e lojtarit me parametra zero. Pas viteve të suksesshme në Europë, Lewandowski duket se është gati për një sfidë të re në MLS.
Ky transferim nëse finalizohet do të ishte një nga lëvizjet më të rëndësishme për kampionatin amerikan të futbollit.
View this post on Instagram
