Ndonjëherë futbolli na dhuron histori që tejkalojnë kufijtë e thjeshtë të lojës, dhe historia e portierit Vozinha të Kepit të Gjelbër është pikërisht një prej tyre. Në debutimin e tij në Kupën e Botës, 40-vjeçari ka lënë gjurmë të madhe, duke u shndërruar në një hero kombëtar për vendin e tij.
Me një vlerë tregu prej vetëm 40 mijë eurosh sipas “Transfermarkt”, Vozinha dëshmoi se mosha nuk është aspak pengesë, pasioni dhe përkushtimi nuk maten me shifra. Duke përfaqësuar një komb me një popullsi prej vetëm 500,000 banorësh, ai u përball me një kundërshtar gjigant si Spanja dhe ia doli të mbajë portën të paprekur, duke realizuar një ndeshje historik pa pësuar gol pas 7 pritjeve vendimtare.
Emocionet kulmuan pas ndeshjes, ku portieri nuk mundi t'i mbante lotët e gëzimit teksa ndante momentin me familjen e tij në tribunë ku mori dhe çimin si lojtari i ndeshjes.
View this post on Instagram
