Pak momente më parë, Reali bëri të ditur se kishte propozuar një ofertë prej 150 milionë eurosh për të blerë Julian Alvarez nga Atletico Madrid. Një gjë të tillë, vetë klubi e komunikoi përmes një postimi në faqen zyrtare.
Ajo çfarë ra në sy ishte dhe mënyra se si "Mbretërorët" shkruan për përgjigjen e marrë, duke shtuar se pavarësisht raporteve të mira mes klubeve, rivali i tyre nga Madridi u tregua i "ftohtë" në përgjigjen e dhënë për këtë propozim, një "JO" e menjëhershme.
Së fundmi, vetë Atletico ka reaguar pa humbur kohë me disa postime të njëpasnjëshme, ku si fillim reagon duke qeshur me të madhe për gjithë këtë situatë të krijuar.
Comunicado oficial con nuestras aclaraciones sobre el comunicado oficial de nuestros vecinos @realmadrid:
— Atlético de Madrid (@Atleti) June 9, 2026
1. Se os cortó el vídeo del Papa donde decía que también era del Atleti.
2. Habréis confundido la educación con agradecimiento, pero para que no haya dudas: no os agradecemos…
Në fund, postimi që i përmbledh të gjitha.
"Duke marrë avantazhin e të paturit një marrëdhënie të mirë me presidentin tuaj të ri, le të shohim nëse ju do ndalni së vjedhuri futbollistë që i përkasin akademisë sonë. Faleminderit shumë!", shkruhet në komunikim.
P.D. Aprovechando la buena relación con vuestro nuevo presidente, a ver si dejáis de 'robar' jugadores de nuestra Academia. ¡Muchas gracias, @realmadrid!
— Atlético de Madrid (@Atleti) June 9, 2026
