Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Edi Martini merr leksione nga Brdaric! Vllaznia për turp në Evropë, Malisheva “shuplakë” të rëndë shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edi Martini merr leksione nga Brdaric! Vllaznia për turp në
Malisheva - Vllaznia

Malisheva ka fituar sot përballë Vllaznisë, ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Conference League. Sfida e zhvilluar në Prishtinë, përfundoi me shifrat e thella 5-0.

Dopieta e Ukës, golat e Ibishit, Veliut e Dulajt, i dhanë fitoren me “manita" Malishevës. Një përmbysje kjo, pasi sfida e parë në Shkodër, përfundoi me shifrat 2-1 në favor të “kuqebluve”.

Kështu, “djemtë” e Edi Martini mbyllin aventurën evropiane shumë shpejt. Ndërkohë në raundin e dytë, Malisheva do të përballet me Hibernian.

Malisheva 5 – 0 Vllaznia (6-2) (Uka 34', 52', Ibishi 45+2', A.Veliu 57', Dulaj 90')

Conference League: Raundi 1 kualifikues, ndeshje kthimi
Stadiumi: "Kampi Nacional i Hajvalisë"
Arbitër: Tom Owen (Uellsi)

MALISHEVA: Avdyli, Veliu, D.Kryeziu, Shani, Pira, Ferati, Xhylani, Isgandarli, Uka, Ibishi. Trajner: Thomas Brdaric.
VLLAZNIA: Jukaj, Musta, Celikovic, Pusi, Gurishta, Dros, Tafili, Qato, Murataj, Toma, Balaj. Trajner: Edi Martini.

LIVE:
90+2' Mbyllet ndeshja, 5-0. 
90' GOL MALISHEVA! Shënon Dulaj. 

57' GOL MALISHEVA! Shënon A.Veliu.

52' GOL MALISHEVA! Shënon Uka.

45+3' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
45+2' GOL MALISHEVA! Shënon Ibishi.

34' GOL MALISHEVA! Shënon Uka.

15' Uka përsëri i rrezikshëm, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

8' Malisheva rrezikon sërish me Ukën, pret Jukaj.

5’ Gafë e mbrojtjes së Vllaznisë! Shkodranët i shpëton fati, topi i goditur nga Uka shkon në shtyllë.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nis ndeshja e kthimit mes Malishevës dhe Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu